Lajme

Një person gjendet pa shenja jetë në Obiliq, policia po e heton rastin

02/29/2024 09:51
nga:N K

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën e 28 shkurtit në Obiliq.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se rasti po hetohet.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 28.02.2024 – 09:00. Është raportuar se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.