Sporti

Vallëzonte me topin në ndeshje, Besiktas lavdëron Ernest Muçin në rrjetet sociale: Maestro

02/29/2024 08:28
nga:Lorik J

Besiktas ka fituar 2 me 0 ndaj Konyaspor, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë. Pas fitores së pastër, ekipi turk e sheh veten në gjysmëfinale përballë Ankaragucu.

Ernest Muçi ka spikatur dhe në këtë ndeshje me lëvizjet e tij. Pavarësisht se nuk ka shënuar gol, sulmuesi shqiptar dhuroi spektakël në fushë. Në rastin e minutës së 57’, Muçi i bëri të gjitha por pasimi i tij në zonë nuk u përkthye në gol nga Rashica. Goditja e tij përfundoi në goditje këndi.

Për paraqitjen e tij dhe Besiktas i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale pas ndeshjes. “Maestro”, shkruan klubi i Besiktas për Muçin e afruar në Legia gjatë merkatos së dimrit.