Lajme

Digjet një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

02/28/2024 18:16
nga:Sh R

Një veturë është djegur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lidhur me rastin detaje për Gazeta Blic, ka dhënë policia përmes zëdhënës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti për tha se nuk raportohet për të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Ahmeti.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, shtoi ajo.