Lajme

Haxhiu e Konjufca bëjnë homazhe në Likoshan dhe Qirez

02/28/2024 17:02
nga:Sh R

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Likoshan dhe Qirez me rastin e 26 vjetorit të masakrës atje.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë u rikujtua se në këtë masakër u masakruan mizorisht 24 shqiptarë, duke mos kursyer as foshnjet, as pleqtë e as gratë shtatëzëna.

“Homazhe në Likoshan dhe Qirez. Në Likoshan dhe Qirez, 26 vite më parë, u masakruan mizorisht 24 shqiptarë, duke mos kursyer as foshnjet, as pleqtë e as gratë shtatëzëna”.

“Pas kësaj ngjarje të kobshme, vrasjet masive ndaj popullësisë civile vazhduan gjithandej Kosovës me qëllim të spastrimit etnik, shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga atdheu i tyre. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Qirezit”, thuhet tutje në njoftim.