11 ushtarë rusë janë kapur dhe 561 janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë një komandant ukrainas.
Në një përditësim në Telegram, gjenerali Oleksandr Tarnavsky, komandanti i Grupit Operacional dhe Strategjik të Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se trupat ukrainase po “e mbajnë fort” vijën mbrojtëse, shkruan Sky News.
“Humbjet totale të rusëve në fuqi punëtore arritën në 561 njerëz”, është shprehur ai.
Ai gjithashtu tha se shtatë tanke, nëntë armë kundërajrore, dy sisteme artilerie, një mjet kundërajror dhe 19 makina u shkatërruan.