Teologu kosovar, Fitim Flugaj në një intervistë të dhënë për GazetaBlic thotë se tash ka kaluar koha, kur shqiptarët donin patjetër të kishin djalë në familjet e tyre.
Ai thotë se, vajzat po arrijnë të edukohen, shkollohen e të punojnë mjaftueshëm.
Flugaj thotë se, nëse një familje është ende me mentalitet të tillë dhe dëshiron ta lë gruan që ka veç vajza me të, e të merr një për të lindur djem, nuk është në kundërshtim me fenë islame.
“Shqiptarët i kanë kushtuar rëndësi shumë të madhe që të kenë një djalë, por tani nuk ka rëndësi djalë apo vajzë. Jeta e ka bërë të mundur që vajza ta luajë edhe roli e djalit, të shkollohet e të edukohet. Por, nëse mentaliteti vazhdon të qëndrojë me të vjetrën, ne nuk mund të kundërshtojmë diçka të tillë”, tha Flugaj.
Madje, Flugaj shton se feja nuk e kundërshton që një burrë të ketë dy gra.
“Pra, feja nuk e kundërshton martesën me më shumë se një grua, por ajo duhet të jetë legale karshi gjithë botës”, tha Flugaj për GazetaBlic.
Më poshtë gjeni deklaratën e plotë: