Lajme

Zelensky i dorëzon Ramës Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti”

02/28/2024 11:48
nga:N K

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me Urdhrin më të lartë të Ukrainës, Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti”, në shkallën e parë.

Ky është edhe Urdhri më i lartë i Ukrainës për personalitetet e huaja.

Këtë, presidenti ukrainas e bëri gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë, me rastin e Samitit për Ukrainën, teksa dekreti për Urdhrin është dhënë që prej 30 dhjetorit, raporton albaniapost.com.

Argumentimi i Zelenskyt ka qenë ai i kontributit të jashtëzakonshëm personal dhe mbështetjes ardhur nga Rama, sa i takon zhvillimeve të Luftës në Ukrainë dhe punës së Shqipërisë në mbështetje të Kievit.

Njëkohësisht, është firmosur dhe një marrëveshje e bashkëpunimit, që përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës./Frontonline/