Lajme

Humolli: Sanksione më të mëdha se një Qeveri që nuk i beson popullit të vet, kurrë s’do të kemi

02/28/2024 11:36
nga:G C

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se Kosova është nën sanksione sepse Qeveria nuk i beson popullit të vet.

Ai në një prononcim për GazetaBlic thekson se, me këtë qasje kur Qeveria ka frikë t’i publikojë kërkesat legjitime, sipas tij, do të kemi gjithmonë sanksione.

“Serbia edhe ndonjë ditë duke pa naivitetin politik në Kosovë dhe duke pa frikën në Evropë, do të ankohet pse në Kosovë po flitet gjuha shqipe. Kosova sanksion më të madhë se klasa politike që nuk i beson popullit të vet dhe nuk i njeh proceset historike nuk ka”, tha Humolli.

“Serbia edhe ka politike shovene e hegjenome serbe dhe përkrahet nga Evropa, ndërsa Kosova ka politikë që nënqmon veten dhe kërkesat legjitime ka frikë që t’i publikojë. Kosova për arsye se nuk i thotë botës se ka marrë fund, që nuk i dëgjojnë ata kur nuk kanë të drejtë,do të ketë sanksione gjithmonë”, tha ai.

“Situata është e njejtë si në vitin 98, kur populli nuk i dëgjonte frikacakët politik”, shton Humolli.