Lajme

“Albin Kurti në verë jep dorëheqje” – Deputeti i VV’së: AAK-ja e ka vendin e parë për skandale

02/28/2024 11:54
nga:N K

Deputeti LVV-së, Mefail Bajqinovci, është kundërpërgjigjur deklaratës të deputetës, Albana Bytyqi: “Kurti e ka bë vendin llugë, në verë do të japë dorëheqje”.

Bajqinovci, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se opozita tash e tri vite janë duke thënë se do të rrëzohet Qeveria Kurti, por sipas tij këto janë veç spekulime.

“Po bëhën 3 vite e një muaj këta thojnë ,këtë verë, këtë vjeshtë, javën tjetër, këtë ditë festive do të rrëzohet Qeveria Kurti, Albini do të jep dorëheqje, këto janë spekulime që po i kemi pothuajse çdo muaj”, tha ai.

Ai tutje shton se llugë e ka bërë shefi i saj kur ka qenë me Rajdoqiçin.

“Llugë e ka bërë shefi i saj kur ka qenë me Rajdoqiçin. Albini llugë nuk e ka bërë, por i ka vendosur tragat e automjeteve, nuk i ka lejuar zgjedhjet serbe në veri, i ka larguar struktuarat kriminale paralele në komuna, tani kemi dokumente, pasaportat dhe letërnjoftimet që komuniteti serb i ka pranuar dhe i ka marrë. Dinari pritet të hyjë në funksion, për llugë dhe skandale na e dimë që këta e kanë pasur vendin e parë”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Humolli: Sanksione më të mëdha se një Qeveri që nuk i beson popullit të vet, kurrë s’do të kemi