Lajme

Vdes një 45-vjeçar në Obiliq, raportohet se është vrarë

02/28/2024 10:37
nga:G C

GazetaBlic ka mësuar se një person është vrarë sot në komunën e Obiliqt.

Lidhur me këtë, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se personi i cili është gjendur i vdekur sot në Obiliq është 45-vjeçar.

Ahmeti shton se, policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç”, tha Ahmeti.

Ahmeti thotë se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti për GazetaBlic.