Lajme

Sot varroset 26 vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë

02/28/2024 09:29
nga:G C

Sot varroset 26-vjeçari Shkumbin Hebibaj që vdiq pas goditjes nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, më 26 shkurt.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e fshatit Ballaboq të Deçanit, kanë njoftuar familja.

Policia e Kosovës gjatë së hënës ka ndaluar dhe ka dërguar në mbajtje ngasësen që goditi për vdekje të riun në Prishtinë.

Në një konfirmim për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se e dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet).

Aksidenti ka ndodhur të hënën gjatë ditës në rrugën “Agim Ramadani”, afër Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.