Lajme

Ministri Hasani: Mirësevjen në Tiranë president Zelensky

02/27/2024 23:45
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.

Mirëseardhje atij i uroj ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani.

Ai mikpritjen për Zelenskyn e quajti nder të madh.

“Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, tha Hasani.