Gazetari serb Brasnislav Kërstiq ka komentuar videon e shfaqur në “Politiko” të Milan Rajdojqiq, ku shihet ky i fundit duke e goditur më grushtë kryetarin e komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksander Spiriq,
Pas shfaqjes së kësaj video, Kërstiq e quajti Milan Rajdojqiq një kriminel.
“Ai nuk është serb, ai është një pjesëtar i një grupi kriminel ku në Kosovë është e regjistruar si parti politike, nuk kam koment”, tha ai.
Rikujtojmë se Radojqiq e kishte dërguar Spiriqin në Kopaonik në hotelin “GREY” me qëllimin për ta rrahur brutalisht.
Ai dyshohet se e ka rrahur Aleksandër Spiriqin për interesa financiare.