Lajme

Raci: Ndërmjetësi i dialogut po ia imponon Kosovës agjendën e palës tjetër

02/27/2024 22:19
nga:Sh R

Opinionisti Gazmir Raci, tha se ndërmjetësi i dialogut po ia imponon Kosovës agjendën e palës tjetër.

“Për një vjet ndërmjetësi në vend se të mobilizonte energjitë ose të fokusohej në incetiva, ai imponon Kosovës njëanshëm agjendën e njërës palë, gjë që s’ka ndodhur asnjëherë në dialog”, u shpreh ai.

“Madje Serbia dërgoj letër në Bruksel para vitit të ri, ku tha se unë nuk i pranoj këto, nuk i zbatoj, a e sheh sa destruktive është. Dhe ajo as nuk ndëshkohet, ajo vazhdon të thithë investitorë kryesorë evropian brenda territorit të saj. Ne ndëshkohemi, marrim masa, kërcënohemi”, shtoi Raci në Rubikon.