Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike mbrëmjen e së martës.
Sipas komunikatës së Qeverisë, në këtë mbledhje janë miratuar disa rregullore rreth punës së zyrtarëve publikë, derisa janë ndarë edhe 120 mijë euro për fushatën sensibilizuese për regjistrimin e popullsisë.
“Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar;
Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë;
Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil;
Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil;
Kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë”, thuhet në komunikatë.