Lajme

Ramabaja thotë se evropianëve s’u pëlqen që kosovarët janë populli më pro-amerikan

02/27/2024 21:39
nga:Sh R

Analisti Sadri Ramabaja tha se një pjesë e perëndimorëve nuk i shikojnë me sy të mirë kosovarët që janë populli me pro-amerikan.

Ramabaja kështu tha në Pressing në T7.

“Kombi shqiptar shquhet për një çudi tjetër, është kombi më pro-amerikan në Evropë, po them në syrin e evropianëve dhe nuk na shikojnë shumë mirë herë pas here një pjesë e perëndimorëve në këtë rast”, tha Ramabaja.

“Është çështje krejt tjetër se si na shikojnë euopiano-lindorët. Njëri prej deputetëve ukrainas e pohoi edhe një fakt tjetër, “bëhuni gati të mbroheni vetë”, sepse ata po përjetojnë humbjen e qytetit të tyre dhe si rezultat i përplasjeve të grupimeve të partive politike të SHBA-së”.