Lajme

Igli Hasani nesër pret në takim ministrin e Jashtëm ukrainas

02/27/2024 21:33
nga:Sh R

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nesër pret në një takim homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba.

Takimi do të mbahet në mëngjes në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ata të dy në orën 8:25 do të dalin në një deklaratë të përbashkët për media.