Lajme

Sveçla takohet me Drejtorin e Institutit të Krimeve të luftës në Kosovë

02/27/2024 17:34
nga:Sh R

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se janë dakorduar për bashkëpunim të ngushtë në adresimin e dëshmive për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Kisha kënaqësinë që të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë z. Atdhe Hetemi. Bashkë me ne ishte edhe Major Bashkim Spahiu, Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës. Adresimi institucional i dëshmive për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, zbardhja e së vërtetës dhe ballafaqimi me drejtësinë janë synimet tona të përbashkëta dhe me këtë rast u dakorduam për bashkëpunim të ngushtë në jetësimin e tyre”, thuhet në postimin e tij.

Teksa në përfundim, Svecla ka shkruar se krijimi i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, fuqizimi i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, angazhimi i të gjitha institucioneve tona dhe shoqërisë sonë, do të kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës sonë kolektive, adresimin institucional të krimeve të kryera nga Serbia dhe ballafaqimin e kriminelëve me drejtësi.

Postimi i plotë: