Sporti

Sergio Aguero mohon lajmet se ai do t’i rikthehet futbollit: Janë gënjeshtra!

02/27/2024 12:59
nga:Lorik J

Sergio Aguero ka mohuar raportimet se do të stërvitet me klubin argjentinas Independiente.

Ish-sulmuesi argjentinas u pensionua nga futbolli në dhjetor 2021, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është krejtësisht një gënjeshtër, nuk do të stërvitem me Independiente”, tha Aguero.

“Ndonjëherë janë shpikur gjëra. E ritheksoj që kardiologu tha që jam mirë, se është e rëndësishme që jam mirë me shëndet. Por për t’u kthyer në stërvitje në nivelin e Kategorisë së Parë, do të më duheshin shumë analiza.”

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Manchester Cityt, Aguero e filloi karrierën e tij si adoleshent te Independiente.

Aguero kohët e fundit tha në Twitch se do të duhej të “konsultohej me kardiologun e tij” nëse trajneri i Independiente Carlos Tevez e thërriste atë.

Tevez u përgjigj se ekipi i tij do ta priste Agueron me krahë hapur.

/GazetaBlic Sport​