Brandi luksoz “YSL Beauty” ka angazhuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, si ambasadore për koleksionet e tyre të grimit.
Artistja fituese e çmimit ‘Grammy’ ka qenë fytyra e aromës ‘LIBRE’ të ‘Yves Saint Laurent Beauty’ që nga viti 2019.
“Dua Lipa sjell një energji elektrizuese në markën tonë, duke i frymëzuar gratë që jo vetëm të vendosin grimin, por të bëjnë deklaratë se kush janë dhe cfarë përfaqësojnë. Ndikimi i saj është një festë e individualitetit, një deklaratë fuqizimi, duke inkurajuar të gjithë të përqafoni bukurinë e tyre unike me besim” tha Menaxheri i Përgjithshëm Ndërkombëtar i brandit YSL Beauty, Stephan Bezy./Express/