Lajme

Vëllai i Pëllumb Metës: Nëna udhëzoi fëmijët ta vrisnin, paska jetuar me kriminelë!

02/27/2024 11:15
nga:Y I

Vëllai i Pëllumb Metës tha një intervistë për Euronews Albania se vëllai i tij ka qenë familjar model me fëmijët dhe gruan.

Sipas tij, ky krim nuk është bërë vetë nga fëmijët, por nga nëna e tyre që i ka udhëzuar të vrasin babanë.

“Sa kam pasur kontakte me vëllain ka pas shkuar shumë mirë. Më kënaqej shpirti kur e shikoja që bënte planet e jetës me fëmijët dhe gruan. Sa herë bëja debate me gruan time me thoshte ik merr shembull vëllanë tënd. Paska qenë duke jetuar me një familje kriminelësh. Vajza e merr kot përsipër se do të shpëtojë atë kriminelen, nënën e vet. Do të marrë ndëshkimin, s’e lë mundi i atij atje lart. S’kam pasur lidhje me ta, veç vëllait, ashtu i kishte mësuar ajo. Kalonte goca dhe nuk thoshte mirë mëngjes, vetëm 1 herë më ka thënë vajza në 19 vjet. Kush e bëri, kush i udhëzoi ta bënin, nuk bëhet ajo që do ta fejonte me zor, s’e kemi dëgjuar kurrë këtë”, tha ai.