Sporti

Pamjet nga dhoma e zhveshjes së Realit, Modric pritet si hero pas golit të fitores ndaj Sevillas

02/26/2024 18:47
nga:Lorik J

Real Madrid mundi 1:0 Sevillan në xhiron e 26-të të La Ligës në Santiago Bernabeu dhe Luka Modric shënoi golin e tre pikëve.

Kapiteni i kombëtares kroate u fut në minutën e 75-të dhe ia mori shiritin e kapitenit Nachos. Gjashtë minuta më vonë ai u shndërrua në hero duke shënuar një gol të bukur.

Reali ka postuar një video të pritjes së Modricit në dhomën e zhveshjes në X.

Mesfushori legjendar është duartrokitur nga bashkëlojtarët dhe stafi i trajnerëve dhe më pas ka filluar të përqafohet me David Alaba, Vinicius Junior, Nacho, Thibaut Courtois, Lucas Vazquez, Aurelien Tchouameni e të tjerë.

/GazetaBlic Sport/