Showtime

Grida Duma: Nënat puthin djalin në ballë, por fare rrallë e bëjnë me vajzën

02/26/2024 15:44
nga:N K

Grida Duma është një prej grave që fuqishëm ka përkrahur gratë e tjera gjatë karrierës së saj politike, por edhe tash në media.

Ajo në emisionin “SOL” në Klan Kosova tha se gratë bëjnë gabime të mëdha gjatë rritjes së fëmijëve, sidomos djemve.

“Nëse kanë një vajzë dhe një djalë, automatikisht vajzës i kërkohet të shërbej. Ktheja drekën, hekurosja këmishën e gjëra të tjera”.

“Nuk e konceptoj mendësinë ballkanike dhe s’po e quaj shqiptare që nënat ia japim djemve që kur të vij gruaja do t’i kesh gati këto dhe do të jetosh më mirë sepse ajo do të shërbejë, nuk e konceptoj dot fare. Siç nuk e pranoj Adelinë që kam parë shpesh në familjet shqiptare, që nënat shkojnë puthin djalin tek balli dhe po shumë rrallë e bëjnë me vajzën. Ka një tendencë që vajzat t’i rrisin të ftohta dhe të forta, ndërkohë që në natyrën e gruas, të qenit e ngrohtë është avantazh i madh dhe gruaja e ngrohë familjen”, u shpreh ajo./Klankosova.tv/.