Lajme

Ahmeti: Biden është presidenti më pro Kosovës, e shfrytëzuam mandatin e tij veç për çështje periferike

02/26/2024 13:37
nga:Genita C

Analisti politik, Arben Ahmeti thotë se presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka lidhje emocionale me vendin tonë.

Sipas Ahmetit, është e vështirë që pas tij të vijë ndonjë president që është më pro Kosovës se ai.

Ndërsa, shton se Qeveria jonë e ka shfrytëzuar mandatin e tij për çështje periferike, siç janë tabelat e dinari.

Ai shton se pasojat e politikës tonë do të jenë afatgjate.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Biden ka lidhje emocionale me Kosoven. President me pro Kosove se ai, fatkeqesisht nuk pritet te vije ndonjehere ne krye te ShBA-ve.

Ishte fat per ne zgjedhja e tij.

Por, fatkeqesia jone eshte se gjithe mandatin e tij e kemi shfrytezuar per dialog per tabela, dinar dhe qeshtje te tjera perfierike.

Nuk e kemi shfrytezuar per njohje te metutjeshme, anetaresim ne organizata nderkombetare dhe legjitimim te metutjeshem te Republikes ne arenen nderkombetare.

Perkundrazi, ne fund te mandatit te tij kemi mbetur nen sanksione dhe me ambasadore dhe zyrtare te tjere te kesaj adminitarate, qe na terheqin verejtjen cdo dite per mungese partneriteti.

Pasojat e kesaj politike do jene afatgjata.