Lajme

Konfiskohen drunj teknikë në Podujevë, dyshohet të jenë të kontrabanduara

02/26/2024 09:42
nga:G C

Policia e Kosovës gjatë patrullimit më Podujevë kanë hasur në një traktor të braktisur i ngarkuar më shtatë metra katrorë drunj teknik.

Dyshohet se këta drunj të jenë të kontrabanduar.

Është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa drunjtë janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor”, njofton policia.

Rasti është në procedurë hetimore.