Lajme

Halimi: Kosova zë ndër vendet e para në Evropë për nga numri i vrasjeve në përpjesëtim me numër të banorëve”

02/25/2024 22:15
nga:Gazeta Blic

Nje kriminolog po thotë se Kosova zë ndër vendet e para në Evropë për nga numri i vrasjeve në përpjesëtim me numër të banorëve, raporton Gazeta Blic.

Armend Halimi, ka theksuar për “Expose” se janë disa faktorë për këtë numër kaq të madh të vrasjeve, e ndër kryesoret është mungesa e sundimit të ligjit.

“Fatkeqësisht Kosova shënon një numër të madh të vrasjeve, sipas raporteve të ndryshme ndër vite, ku krahasuar me numrin e banorëve, zë ndër vendet e para në Evropë për kah numri i vrasjeve në përpjesëtim me numër të banorëve”.

“Sigurisht që në këtë drejtim ka mori faktorësh, duke u nisur nga ata gjeneral, mos sundimi i ligjit në nivelin e kënaqshëm, mos luftimi i dukurive negative, veçanërisht në konfiskimin e armëve ilegale që gjenden në masë të madhe në duar të qytetarëve, pastaj mos funksionimi i duhur i sistemit të drejtësisë, që i bën qytetarët të marrin vetëgjyqësinë në duar dhe problemet apo konfliktet eventuale t’i zgjidhin, duke mos qenë të kënaqur me reagimin shtetëror, gjykatat, prokurori apo polici”.