Lajme

Grabitje me armë zjarri në Korçë

02/25/2024 20:57
nga:Gazeta Blic

Një grabitje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në një market në Drenovë të Korçës, duke kërcënuar pronarin e marketit.

Ai ka bërë të ditur se grabitësitë kanë qenë të maskuar, shkruan Euronews.al.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitjeje, ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.