Sporti

Egbo: Me pak kujdes mund të fitonim ndeshjen ndaj Llapit, i përgëzoj lojtarët për karakterin

02/25/2024 15:19
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka barazuar me Prishtinën sot në stadiumin Zahir Pajaziti me rezultatin 0-0.

Llapi e humbi mundësinë që të dilte në vendin e parë në tabelë, shkaku i këtij barazimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Egbo tha se skuadra e tij udhëtoi për tre pikë sot në Podujevë, megjithatë ai mbeti i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

“Mendoj se ndeshje që me pak kujdes do mernim tre pikë. I përgëzoj lojtarët për karakterin që treguan sot”, tha fillimisht Egbo.

“Ka edhe 14 ndeshje, ka shumë pikë në lojë, deri në ndeshjen e fundit do luftojmë, e më pas do bëjmë llogarit tona. Ka shumë gjëra pozitive nga ndeshja e sotme”, përfundoi tekniku i Prishtinës.

/GazetaBlic Sport/