Lajme

Osmani në tryezën ekonomike Kosovë – Katar: Kosova me potencial të jashtëzakonshëm për investime

02/25/2024 13:09
nga:G C

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Katar, ku po merr pjesë në tryezën ekonomike Kosovë-Katar.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, në këtë tryezë u “diskutua për mundësitë e shumta për parnteritete biznesore dhe investime në sektorë strategjik.”

“Duke folur për potencialin zhvillimor të Kosovës, Presidentja Osmani potencoi faktin se Kosova ka tashmë një infrastrukturë ligjore të përafruar me ligjet e BE-së, një sistem të standardizuar të taksave me standardet më të mira ndërkombëtare, një ambient miqësor për investitorët e huaj dhe potencial të jashtëzakonshëm për investim në fusha të ndryshme.” – thuhet në njoftim.

“Presidentja Osmani ndër të tjera, veçoi mundësitë e shumta për bashkëpunim në industrinë e ushqimit dhe sigurisë ushqimore, energjisë, hotelerisë dhe turizmit malor, industrisë së drurit dhe asaj metalike.” – thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë: