Kombëtarja e Azerbejxhanit ka shënuar fitore ndaj Kosovës në ndeshjen parakualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.
Azerbejxhani ka mposhtur Kosovën me retultatin 87-77.
Një humbje dëshpëruese, pasi Kosova në tre çerekët e parë ishte skuadër mjaft solide dhe kishte avantazhin, përcjell GazetaBlic Sport.
Çereku i parë umbyll me rezultatin 19-19, pastaj i dyti ishte në favor të Kosovës 43-44, ashtu si edhe i treti 58-59.
Por në fund, çereku i katërt nuk ishte i yni dhe këtë e shfrytëzoi Azerbejxhani për të triumfuar me rezultatin 87-77.
Berisha, Kapiti e Malaj ishin më të mirët për Kosovën në këtë duel.
/GazetaBlic Sport/