Lajme

Maliqi: LDK-ja s’do t’i trazojë raportet me Vjosa Osmanin, duan të kthejnë elektoratin!

02/24/2024 18:58
nga:Y I

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend dhe reagimin e fortë ndërkombëtar në lidhje me çështjen e dinarit.

Ai foli edhe opozitën për të cilën tha se është tepër e kujdesshme edhe pse e njëjta, sipas tij, do të duhej të angazhohej direkt.

Ndërsa sa i përket LDK-së, Maliqi, tha se e kanë një praktikë që mos t’i trazojnë raportet me Vjosa Osmanin.

“Opozita është tepër e kujdesshme edhe pse ajo do të duhej të angazhohej direkt, sepse këto marrëveshjet të cilat Kurti po heziton t’i implementojë, janë marrëveshje për të cilat janë pajtu fillimisht Thaçi e Mustafa, pra partitë që tani janë në opozitë. Parimisht do të duhej të përkrahnin procesin jo kështu të luajnë kështu lojën sikur Kurti kur ka qenë në opozitë”

“Tek LDK-ja po mungon vendosmëria sepse ajo llogarit në zgjedhje dhe po përpiqet të kthejë elektoratin që ka humb me Vjosa Osmanin, e kanë një praktikë mos i trazu më shumë raportet me të.Vjosa Osmani nën ndikimin e perëndimit ka nisur pak të distancohet dhe po angazhohet të përmirësojë raportet me Amerikën dhe Bashkimin Evropian” deklaroi Maliqi për “Gazeta Blic”

VIDEO: