Lajme

Kurti: Kosova në mbështetje të palëkundur të Ukrainës derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë!

02/24/2024 16:54
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X” me rastin e dy vjetori të invazionit rus në Ukrainë.

Kurti ka thënë se si pasojë e këtij sulmi të Rusisë janë mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë Ukrainës, mijëra vdekje dhe shkatërrim masiv të shtëpive, jetëve e mjeteve të jetesës.

Ai shkruan se kërcënimi për sigurinë e Evropës s’ka mundur të ishte më i ashpër se kaq.

Kurti tutje potencon se Kosova i përshëndet ushtarët e Ukrainës dhe iu premton përkrahjen e palëkundur derisa fitorja të jetë e Ukrainës.

“Përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin. Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, ka shkruar Kurti