Lajme

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës, merret në mbrojtje nga policia nëna e 3 fëmijëve

02/24/2024 15:43
nga:Y I

Bashkëshortja e Pëllumb Metës, i vrarë nga djali 25-vjeç dhe groposur nga fëmijët në Shën Vlash të Durrësit, është marrë në mbrojtje nga policia e Durrësit.

Blerina Meta nuk është lejuar sot në ceremoninë mortore të burrit.

Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre, Blerina u shoqërua nda policia e Durrësit deri në familjen e babait të saj në Laç.

/Shqiptarja.com/