Lajme

Sondazhi i fundit, Sadiku: Nuk paraqet ndonjë risi për LVV-në, diferenca LDK-PDK, më e madhe!

02/23/2024 18:06
nga:Y I

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, sipas hulumtimit të fundit të Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), Lëvizja Vetëvendosje do të zinte sërish vendin e parë.

Ky subjekt politik do të merrte 40.9 për qind duke lënë pas Lidhjen Demokratike e Kosovës me 21.5 për qind të votave dhe Partinë Demokratike të Kosovës me 20.4 për qind.

Në lidhje me sondazin në fjalë është deklaruar për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Arbnor Sadiku.

Sadiku tha se sondazhi si i tillë nuk paraqet ndonjë risi pasi LVV-ja del gjithmonë e para në sondazhe.

“Për mua kjo s’paraqet ndonjë risi, VV-ja  del e para në të gjitha sondazhet”

Ndërsa sa i përket vendit të dytë, Sadiku, tha se mendon se diferenca LDK-PDK është më e madhe se sa është paraqitur në sondazh.

“Me interes është vendi dytë, ku LDK-ja me 21% i ik PDK-së 1.5%, këtu mendoj që distanca është më e madhe, besoj që PDK-ja është diku 15.5%, dhe AAK-ja 8.5%” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”.

Arbnor Sadiku, Analist!

Sipas sondazhit të fundit të (PIPOS) AAK-Nisma pritet të marrin nëntë për qind të votave, Alternative 0.10 për qind, Lista Guxo 0.40 për qind e PSD me 0.10 për qind.

/Gazeta Blic/

PIPOS: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, kjo parti do të fitonte