Lajme

Gaza, sulmet izraelite pengojnë procesin e ndarjes së ndihmave

02/23/2024 16:58
nga:Y I

Shpërndarja e ndihmave humanitare në Gaza po hyn në kolaps për shkak të sulmeve Izraelite, ka deklaruar korrdinatori i OKB-së, James McGoldric.

Sipas zyrtarit, oficerët e Hamasit që punonin si gardianë të autokolonave u tërhoqën për shkak të sulmeve dhe kamionët më ndihma ranë pre e plaçkitjeve.

Ndërkohë, shoqatat civile izraelite po ngrenë shqetësimin për dhunimet “sistematike dhe të qëllimshme” seksuale të palestinezëve ndaj shtetasve izraelitë në sulmin e 7 tetorit.

“Nuk bëhet fjalë për një kërkim sasior, por për të kuptuar praktikat e Hamasit. Kur i sheh dhe kur i kupton ato nuk të besohet. Nuk besoj se në historinë e kohëve të fundit dhe madje atë të kohëve të shkuara gjërat mund të ndodhnin brenda pak orësh në mënyrë kaq sadiste dhe brutale. Konstatimet sugjerojnë se terroristët e Hamasit i kanë bërë gjërat në mënyrë sistematike. Mizoritë u verifikuan gjithandej”-tha Orit Sulitzeanu, aktiviste.

Ndërkohë, një fije shprese ka lindur për një armëpushim të mundshëm. Kabineti izraelit i luftës ra dakord për të dërguar një delegacion në raundin e ri të bisedimeve për lirimin e Pengjeve në Paris.

Anëtari i kabinetit, Benny Gantz deklaroi se ka sinjale premtuese për progres e po ashtu deklaruan edhe diplomatët amerikanë.

/Euronews Albania/