Këngëtarja e njohur meksikane, Ana Barbara ka shkëlqyer në tapetin e kuq të ceremonies së ndarjes së çmimeve Premio Lo Nuestro në Miami e veshur nga kreatorja nga Kosova, Vlora Mustafa.
Fustani i cili ishte qepur nga Mustafa për artisten meksikane pa dyshim që zgjoi vëmendjen tek të pranishmit e po ashtu edhe tek mediet latine, duke e përzgjedhur si ndër më të mirin.
Edhe këngëtarja ishte e ndarë shumë e kënaqur e cila nuk hezitoi të shpërndante fotografitë e tapetit të kuq, duke cituar po ashtu edhe punën e mrekullueshme të kreatores kosovare.
View this post on Instagram
Fustani i zi i gjatë me një si pelerinë të ngrirë ngjyrë të kaltër dhe me një gjysmë korset, me të vërtet ngjasonte edhe me personalitetin që gëzon Barbara.
Nuk është hera e parë që Mustafa përkujdeset për veshjen e artisteve të huaja. Së fundmi, ajo ishte përkujdesur që arti i saj të ndërthurej tek aktorja e njohur botërore Taraji Henson.
“Premio Lo Nuestro” është një ceremoni vjetore e çmimeve që njeh arritjet e jashtëzakonshme të artistëve në industrinë e muzikës latine. /Telegrafi/