Lajme

Deklarohen nga Spitali i Prizrenit rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzës

02/23/2024 15:03
nga:Y I

Një veturë e ka goditur bashkëshortin e këngëtares, Shkurta Fejzës, Hajrush Behlulin.

Në media u publikuan pamje ku ai shihej i gjakosur.

Por gjendja e Hajrush Behlulit është stabile.

Kështu ka thënë shefi i emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti për  Insajderin.

Ai ka treguar se Behluli është dërguar në spital rreth orës 11:15 për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti, por gjendja e tij për momentin është stabile.

“Pas kryerjes së ekzaminimeve, terapionit dhe konsultave, pacienti është pranuar në repartin e ORL-së”, tha Veçgishti.

U godit nga vetura, policia thotë se burri i Shkurte Fejzës është jashtë rrezikut për jetë