Një anekdotë e treguar, Luuk de Jong, ish-sulmues i Sevillas dhe Barcelonës, pjesë e PSV-së në Holandë, bën të kuptohet se si pritshmëritë mund të jenë në disproporcion me realitetin.
Futbollisti holandez ka dhënë një intervistë për “The Guardian” në lidhje me përvojën e tij në Barcelonë në momentin e transferimit të Lionel Messit te PSG.
Sulmuesi u mor në “Camp Nou” për të mbushur disi boshllëkun e krijuar nga largimi i Lionel Messin, por dështoi në këtë detyrë:
“Ishte e çuditshme. Natyrisht që nuk më morën mua si zëvendësues të tij, sepse askush nuk mund ta zëvendësojë një lojtar të tillë. Por është e vërtetë që unë e kam marrë dollapin e tij në dhomat e zhveshjes”.
De Jong jo vetëm që nuk u përmbushi pritshmëritë, por u largua nga Barcelona në fund të sezonit 2021-2021, për ta vijuar më pas karrierën te PSV Eindhoven.