Sporti

Ka luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid, Liria siguron shërbimet e sulmuesit nigerian

02/23/2024 11:00
nga:Mergim Rreci

Skaudra e Lirisë ka siguruar një tjetër përforcim të madh.

‘GazetaBlic Sport’ mëson ekskluzivisht se prizrenasit kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të njohur nigerian, Ubong Moses Ekpai.

Ubong Moses Ekpai është një futbollist shumë i njohur, i cili ka luajtur tek disa skuadra të njohura, duke pasur paraqitje në Champions League, Europa League, Conference League.

Ai pritet të jetë një forcë e shtuar tek Liria dhe mund të ndihmojë skuadrën me përvojën e tij.

/GazetaBlic Sport/