Gjatë ditës së enjte është arrestuar një person i dyshuar i cili është zënë në bjeshkët e fshatit Vërmicë duke bartur sasi të dyshuar të substancave narkotike.
I dyshuari ka qenë bashkë me një tjetër person i cili është arrestuar.
Sipas njoftimit të Policisë ata ishin vërejtur duke hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme.
ADVERTISING
Gjatë lëvizjes ata thuhet se po bartnin në shpinë ngarkesa të dyshuara dhe kur Policia i ka urdhëruar të ndalen ata kanë lëshuar ngarkesat dhe kanë filluar të ikin.
Të dyshuarit thuhet se kanë bartur në shpinë afër 34 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.


