Lajme

Rahovec: I dehuri rrah gruan dhe vajzën për motive xhelozie

02/23/2024 08:40
nga:Sh R

Një burrë në Rahovec është arrestuar pasi në gjendje të dehur për motive xhelozie ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.