Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka falenderuar shqiptarët pasi Parlamenti votoi sot marrëveshjen për strehimin e refugjatëve.
Meloni në një mesazh në facebook falenderon po ashtu edhe homologun e saj Edi Rama dhe institucionet e vendit për miqësinë dhe bashkëpunimin.
“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni.


