Sporti

Alonso tregohet i ‘prerë’: Jam trajner i Leverkusenit

02/22/2024 17:21
nga:E K

Barcelona, Liverpool dhe Bayerni i Mynihut janë vënë në lëvizje për të gjetur një trajner për sezonin e ri, pasi kanë konfirmuar se teknikët aktualë do të largohen në fund të sezonit.

Një nga emrat më të lakuar dhe të kërkuar me ngulm nga anglezët e Liverpool dhe gjermanët e Bayern Mynih, është padyshim trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, i cili po udhëheq “Aspirinat” drejt titullit të parë kampion në histori.

Megjithatë duket se ky është edhe objektivi i vetëm i spanjollit për momentin, teksa në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Mainzin, është treguar i prerë me gazetarët në lidhje me pyetjet për të ardhmen.

“E di që shumë prej jush duan të pyesin për Bayernin apo Liverpoolin, por unë jam trajner i Bayer Leverkusenit. Nuk ka asnjë të re, përveç kësaj dhe jam shumë i përqendruar të bëj sa më mirë punën me ekipin tim. Zërat e merkatos nuk më shqetësojnë, pasi unë e di ku jam dhe çfarë objektivash kemi. Mbajmë vendin e parë në Bundesligë dhe duam të rrimë sa më gjatë në krye. Në kohën e duhur do të merrem edhe me të ardhmen”, u shpreh spanjolli.