Lajme

Maliqi: Kurti së bashku me Vuçiq po bëjnë obstruksione!

02/22/2024 16:40
nga:Y I

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur në lidhje me vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës për ndalimin e dinarit.

Maliqi tha se një vendim i tillë i marrë pa koordinim, është gabim.

“Vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit pa koordinim e kam parë si gabim, gabime që përsëriten, edhe para dy vitesh e kemi patur me targa. Edhe nëse është marrë vendimi do të duhej të koordinohej për afatin edhe me përgatit terrenin. Kjo po duket si një obstruksion, ashtu si me targat jemi vonu dy vjet me procesin tash edhe kjo është një lloj provokimi ku në të vërtete Kosova apo Qeveria ka humbur disa kredite që i kishte fituar pas Banjskës”

“Kjo po më duket se është politikë e sigurimit të favoreve për politikën e brendshme, Kurti ka ardhur në pushtet me retorikën kundër ‘Zajednicës’ kundër krijimit të Asociacionit të Komuna me shumicë serbe. Tani është në pozitën kur e ka pranuar ‘Marrëveshjen e Ohrit’ pra të punojë për të gjitha ato që i ka kundërshtu, asnjë marrëveshje e re nuk është bërë. Dhe marrëveshje për ‘Zajednicën’ siç Kurti e quante është e kohës së Thaqit dhe Mustafës kështu që ai po përgatitet për zgjedhje dhe nuk di a e ka taman llogarinë.” dekalroi Maliqi për “Gazeta Blic”.

Ai tha se diplomatët evropianë, amerikanë edhe ato gjermanë janë tepër të nervozuar.

“Sa unë kam informata diplomatët evropianë, amerikanë edhe ato gjermanë, të cilët duket sikur po e përkrahin më shumë Vetvendosjen edhe Kurtin, janë tepër të nervozuar. Kurti së bashku me Vuçiq po bëjnë obstruksione, kjo është diçka që pengon normalizimin e krejt rajonit, nuk është vetëm çështja jonë” deklaroi Maliqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Intervista e plotë e Shkëlzen Maliqit dhënë për “Gazeta Blic”