Sporti

Llapi triumfon dhe i afrohet kreut në vetëm një pikë, Dukagjini fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Lirisë

02/22/2024 15:02
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Llapit ka triumfuar bindshëm ndaj Fushë Kosovës dhe i është afruar Ballkanit të vendit të parë në vetëm një pikë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i sfidës ishte 0 me 3, me Namanin, Hysenin dhe Blakçorin që shënuan golat e fitores për të drejtuarit e Tahir Batatinës.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini ka triumfuar në ndeshjen ndaj Lirisë në sekondat e fundit, 2-1.

/GazetaBlic Sport/