Lajme

“Osmani po i shkon pas hijes së Kurtit, duhet të vie me zgjidhje e jo të sillet si notere pa kompetenca”

02/22/2024 14:32
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani nuk po e bën detyrën për të cilën është e zgjedhur.

Kështu po vlerëson politologu Dritëro Arifi, në një intervistë për Gazeta Blic.

Sipas tij, Osmani po sillet si një notere pa kompetenca e Kurtit.

“Për fat të keq, presidentja nuk po e bën detyrën për të cilën është në zyrën e Presidencës, për fat të keq. Presidenca po e bën atë që ka thënë vetë kryeministri, pra është një noterë e thjeshtë, pa një kompetencë të madhe, bile edhe notere nganjëherë mund mos ta ketë atë fuqi po e themi kushtimisht. Kështu që, atë që e ka thënë presidentja është pak edhe banale në të njëjtën kohë joserioze, ne mund ta themi se qeveria duhet të koordinohet por jo presidentja”, thekson ai.

Sipas Arifit, Osmani duhet të ofrojë zgjidhje, por ajo po i shkon pas hijes së Kurtit.

“Presidenca duhet të vie me një zgjidhje për t’i dhënë drejtim problemit, jo për të thënë vetëm takohuni, ata edhe po takohen por zgjidhje nuk po ka. Kështu që unë mendoj se roli i saj në këtë rast është i parëndësishëm sepse në këtë rast vendos kryeministri dhe ajo në njëfarë mënyre po i shkon mbrapa hijes së kryeministrit. Asgjë më pak, asgjë më shumë”, deklaron Dritëro Arifi./Gazeta Blic/