Lajme

Vdekja e 23-vjeçares ukrainase, Prokuroria: Rasti është duke u hetuar “aksident trafiku” me fatalitet

02/22/2024 12:13
nga:N K

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje shtesë lidhur me vdekjen e 23-vjeçares ukrainase.

Në njoftimin për media të Prokurorisë thuhet se më 21.02.2024, në autostradën Ferizaj-Prishtinë, rreth orës 19:30, është gjetur pa shenja jete një person-shtetase e huaj (ukrainase) me iniciale O.K.

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj.

 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, thuhet në raport. /Telegrafi/