Kombëtarja e Kosovës në baskteboll e fillon sot misionin për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.
‘Dardanët’ do të përballen me Irlandën me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Atmosfera në kampin e Kosovës është mjaft e mirë dhe ka optimizëm për rezultat sa më pozitiv në këtë takim.
Irlanda është një kombëtare mesatare për nga kualiteti, por që në radhët e saj ka basketbollistë që në raste të caktuara mund të bëjnë diferencën.
Në 5 ndeshjet e fundit, Irlanda ka fituar dy herë ndaj Luksemburgut, kurse është mposhtur dy herë bindshëm nga Kroacia dhe njëherë tjetër nga Zvicra.
‘Dardanët’ kanë epitetin e favoritit në këtë takim, por që natyrisht kjo gjë duhet të dëshmohet në parket, atje edhe ku do të vendoset për fituesin e këtij takimi.
/GazetaBlic Sport/