Lajme

Krasniqi takim me nëndegën në Shtime: Koha e LDK-së po vjen

02/22/2024 08:53
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka mbajtur takim dje në nëndegën e partisë në Gjurkovc të Shtimes, me strukturën dhe anëtarësinë e saj, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se energjia dhe motivi i tyre nuk përshkruhen me fjalë, derisa ka shtuar se vërtet po vjen koha e LDK-së.

Postimi i saj i plotë:

Energjia dhe motivi i strukturave dhe anëtarësisë në Shtime, nuk përshkruhen me fjalë.

Falënderoj kryetarin e degës Kastriot Shabanin për mobilizimin e jashtëzakonshëm në takimin e organizuar me nëndegën në Gjurkovc.

Vërtetë koha e LDK-së po vjen!