Lajme

Vdekja e 4-vjeçares, flet babai i saj: Jam kanë tuj mbledhë kanaçe, e kam pa çikën keq

02/21/2024 18:51
nga:G C

Haxhi Shala, babai i 4-vjeçares, e cila dyshohet se vdiq për shkak të rrahjes nga disa familjarë të saj, ka folur në Frontal në T7 lidhur me rastin tragjik që tronditi Kosovën.

Babai i 4-vjeçares tha se ditën kur ka ndodhur sulmi ndaj vajzës së tij ka qenë duke mbledhur kanaçe dhe i njëjti kur në mbrëmje kur e kishte takuar vajzën e kishte vënë re se ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Unë kam qenë duke mbledhë kanaçe, jam ardhë në shtëpi ka qenë ora rreth 23:00, ditën ka shku shoqja në spital. E ka pas çikën te doktori, i ka thanë çika më ka ra Jakupi dhe një djal tjetër në kokë në trup dhe prapa. Shoqja e ka pas te doktori…E kam pa çikën pa vetëdije”, tha ai.

“E kam pa çikën që s’është mirë, kam shku të motra i kam thënë se kam çikën mirë. Doktori ka thënë se ka temperaturë, ja jepën një ineksion dhe tha mirë është i kalon”…, u shpreh ai.

“Ja kan shkru do barna më kanë thënë shko në shtëpi”, shtoi ai.